Lajme

“UÇK-ja , të mos përdoret për poena politikë” (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 15 August 2017

Fjalimi me kritika dhe akuza ndaj disa prej ish komandantëve të UCK-së,  i thënë në seancën e Kuvendit nga deputeti i VV-së Frashër Krasniqi,  i ka prekur organizatat e dala nga lufta e UCK-së në Kosovë

Ky fjalim nuk u mirëprit mirë nga një pjesë e atyre, që i kontribuuan luftës.

Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati deklaroi se foltorja e parlamentit të Kosovës nuk duhet të keqpërdoret nga ana e deputetëve të VV-së, për të hedhur akuza mbi luftën e lavdishme të çlirimtarëve.

-Advertisement-

Ndërsa analisti politik, Fadil Lepaja, deklaroi se asnjëra nga palët nuk bën ta përdor apo ta keqpërdor luftën e  pastër të UÇK-së për poena politik.

Ai më tej tha se partitë duhet t’i lënë anash grindjet e këtij llojit dhe të përqendrohen në programet e tyre politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera