Ua morën 6 mijë euro klientëve që ua vodhën kartelat, aktakuzë ndaj dy personave

Autori: Gazeta inFokus
10:01 | 09 August 2022
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.S. dhe E.B., për veprën penale “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”.
Sipas prokurorisë, i pandehuri A.S., në cilësinë e personit përgjegjës të ndërrimit në subjektin afarist “NEPTUN”, ka keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të klientëve, ku pastaj më to ka blerë kriptovalutave, ku të dëmtuarve iu ka shkaktuar dëm prej 6 mijë e 124 euro.
Tutje, në njoftimin e prokurorisë thuhet se të pandehurit A.S. dhe E.B., në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur kartelën e bankës së një të dëmtuare, në mënyrë që i pandehuri A.B., ia ka vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelës bankare dhe më pas të dëhnat i ka përdorur për blerjë të kriptovalutave përmes emaileve dhe llogari të tjera, të cilat ia kishte siguruar i pandehuri E.B., në këmbim të një shume të ho llas.
“Pastaj i pandehuri A.S., kriptovalutat e krijuara në këto llogari më pas i ka shitur dhe i ka shndërruar në para kesh/euro çka të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 1.236.07”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat akuzohen.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 9 gusht 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.S. dhe E.B., në drejtim të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 lidhur me neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.S., në vazhdimësi, në cilësinë e personit përgjegjës të ndërrimit në subjektin afarist “NEPTUN”, me qëllim që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, ka keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve duke iu vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelave të tyre bankare, të cilat i kishin përdorur për të bërë blerje në dyqanin e lartcekur, e i cili pastaj këto të dhëna i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave, ku më pas i ka shitur dhe i ka shndërruar në para kesh/euro, çka të dëmtuarve iu ka shkaktuar dëm material në shumën prej 6,124.1€
Me këtë i pandehuri në vazhdimësi e ka kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe me nenin 77 të KPRK-së.
Ndërsa, të pandehurit A.S. dhe E.B., në bashkëkryerje, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kanë keqpërdorur kartelën e bankës së një të dëmtuare, në atë mënyrë që i pandehuri A.B., në cilësinë e personit përgjegjës të ndërrimit në lokalin e lartcekur ka keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, respektivisht të dëmtuarës, duke ia vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelës bankare të cilën e kishte përdorur për të bërë blerje në dyqanin e lartcekur, e i cili pastaj këto të dhëna i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave, përmes e-mail adresave dhe llogari të tjera, të cilat ia kishte siguruar i pandehuri E.B., në këmbim të një shume të hollash/përqindje, ku pastaj i pandehuri A.S., kriptovalutat e krijuara në këto llogari më pas i ka shitur dhe i ka shndërruar në para kesh/euro çka të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 1.236.07€.
Me këtë të pandehurit në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë.

Të tjera
-
Komandanti i KFOR-it për bllokadën në Kuvend: Mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike
Për të 39-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta k...
-
Rama: Është mirë që Kryetarin e Prishtinës e zgjedhin kryeqytetasit e jo Kurti me vendim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se “është mirë” që kjo nuk ve...
-
Dy shtetas të Kosovës kapen në Durrës me rreth 23 mijë franga të padeklaruara
Një 41-vjeçar dhe një 37-vjeçare nga Kosova janë zënë me para të padeklaruara...
-
OBSH: Shumë sëmundje lindin si pasojë e vetmisë
Çdo i gjashti në botë vuan nga vetmia, e cila, së bashku me izolimin social, ...
-
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ishte pjesëmarrës në Ceremoninë e Ndërri...
-
Samiti për Planin e Rritjes, komisionerja e BE-së mbërrin në Maqedoninë e Veriut
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, mbërriti sot në Shkup për takimi...
-
Zgjedhjet komunale, subjektet politike mund ta paraqesin aplikimin edhe online
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
“Pas vjeshtës të gjejë punë tjetër”, reagimet nga LDK-ja pas deklaratës së Kurtit për Ramën
Vendosja e një gurthemeli të një çerdheje në Bardhosh të Prishtinës, paradite...
-
Shoqëria Civile e revoltuar me bllokadën në Kuvend: Dehari instrument i bllokadës, Gjykata ishte e qartë
Mbi 50 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar me shqetësim të ...
-
68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publ...
-
Nga 1 korriku edhe Policia e Kosovës patrullon në Shqipëri
Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së fluksit të qytetarëve që udhëtojnë ...
-
Berisha e përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë...