U zgjodh presidente e Kosovës, kush do ta zëvendësojë Justina Shiroka-Pulën në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve?
Autori: Gazeta inFokus
07:53 | 09 October 2026
Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës pak para mesnatës më 06.10.2026. Zyrtarisht detyrën ajo e mori më 07.10.2026 pas një ceremonie solemne të inaugurimit.
Deri më tani Justina Shiroka-Pula ka mbajtur postin e kryetares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
Në kryet të Akademisë ajo ishte zgjedhur më 19.12.2025 gjatë një mbledhjeje të rregullt të Kuvendit të ASHAK-ut.
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës e ka lënë ASHAK-un pa kryetare, pasi, sipas Ligjit dhe Statutit për këtë institucion, anëtarët e Akademisë që ushtrojnë funksione politike dhe shtetërore nuk mund të ushtrojnë funksione udhëheqëse në ASHAK.
Si e parashohin Ligji dhe Statuti zgjedhjen e kryetarit të ri?
Pas emërimit të Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së vendit, Akademia duhet të zgjedhë kryetarin e ri.
Kryesia e ASHAK-ut do të shpallë zgjedhjet për kryetar dhe thërret seancën zgjedhore se paku 30 ditë përpara. Pas kësaj do të mbahen dy mbledhje të seksioneve të Akademisë.
Në mbledhjen e parë propozohen kandidatët, ndërsa në mbledhjen e dytë votohen kandidatët e propozuar.
Kandidati apo kandidatët që marrin numrin e nevojshëm të votave i dërgohen Kuvendit të Akademisë për votim përfundimtar.
Kandidati që merr më së shumti vota zgjidhet në krye të ASHAK-ut.
Kryetari i ri, i cili e zëvendëson akademiken Shiroka-Pula, do të ketë mandat deri në zgjedhjet e rregullta për kryesinë e ASHAK-ut, që sipas rregullit mbahen në fund të vitit 2029.
KALLXO.com nuk ka mundur të marrë një prononcim nga Akademia deri në botimin e artikullit lidhur me çështjen e zgjedhjes së kryetarit të ri të saj.
Zgjedhjet e fundit të rregullta në Akademi janë mbajtur më 19.12.2025 nga Kuvendi i këtij institucioni.
Justina Shiroka-Pula ishte zgjedhur kryetare, ndërsa nënkryetar ishte zgjedhur Fejzullah Krasniqi, kurse Bardh Rugova ishte zgjedhur sekretar shkencor.
Sipas Ligji nr. 05/l -038 për ASHAK-un, neni 17, pika, 1.4, kryetari i Akademisë zgjidhet nga Kuvendi i Akademisë për një periudhë katërvjeçare me të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandat tjetër.
Ligji kryetarit të ASHAK-ut ia ndalon të bartë poste politike e shtetërore.
“Anëtarët e Akademisë që ushtrojnë funksione politike dhe shtetërore nuk mund të ushtrojnë funksione udhëheqëse në Akademi”- thuhet në nenin 16, pika 6 e këtij Ligji.
Ndërkaq, sipas Statutit të ASHAK-ut, neni 33, kryetari i Akademisë zgjidhet nga radhët e anëtarëve të rregullt të saj dhe për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Akademisë, ndërsa në kuadër të të drejtave dhe detyrave të Kryesisë së Akademisë, i përgjigjet Kryesisë./Kallxo

T� tjera
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...






























