Sport

U tërhoq shorti për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 26 March 2019

Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Fillimisht përfaqësuesit e klubeve i përshëndetën Vjollca Krasniqi, kryetare e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtare e KE të FFK-së dhe Valbona Gashi-Uka, shefe e futbollit të femrave.

Me këtë rast u bë e ditur edhe data e fillimit të stinorit pranveror për Ligën U16, e cila do të nisë më 6 prill. Ndërkohë, në bazë të shortit në gjysmëfinale do të takohen Mitrovica – Feronikeli dhe Kosova (P) – Liria. Ndeshjet e para zhvillohen më 17 prill, derisa ato të kthimit më 24 prill.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera