Lajme

U tentua të futej një telefon brenda burgut të grave, parandalohet nga zyrtarët

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 26 August 2024

Zyrtarët e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, kanë parandaluar një kontrabandë.

Në këtë institucion, u tentua të futej një telefon, në mënyrë të kamufluar përmes rrobave të sjella nga vizitori, përcjell Klankosova.tv.

“Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar. Për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera