“U sulmova nga policia fetare”, Valon Syla: Çka po ju vjen rëndë që i kallëzojë veturat e imamëve?

Autori: Gazeta inFokus
16:39 | 13 April 2023
Gazetari Valon Syla thotë se ai ka shkruar dhe ka folur për luksin e disa imamëve në ditën që u sulmua dhe beson se sulmi ndaj tij lidhet me këtë. Megjithatë, ai thekson se në Republikën e Kosovës, ku shteti ka bazë lirinë e garantuar me Kushtetutë dhe jo Sheriatin, ai do të flasë dhe do t’i japë kritikat e tij.
Derisa po rrëfente ngjarjen e të martës mbrëma në Pressing, gazetari Valon Syla e kuptoi se janë arrestuar tre të dyshuarit për sulm ndaj tij. Njoftimin e dha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Më vonë një medium publikoi emrat e tre të arrestuarve për rrahjen e Sylës para një lokali në Prishtinë.
Por, gazetari ishte i sigurt se sulmi ndaj tij ishte bërë nga “islamikë fanatikë” dhe kishte te bënte me postimet që ai i ka pasur gjatë të njëjtës ditë për “luksin” e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe imamin e Prizrenit, Mazllam Mazllamin.
Syla ka treguar se ka nisur ta komentojë imamin e Prizrenit, Mazllum Mazllumi, kur i ka parë disa video të sjelljes së tij në Facebook. Më vonë thotë se e ka parë që atij i është dhuruar një veturë luksoze.
“E kuptova që po ai hoxha nga xhemati e paska marrë një Mercedes, në kohën e Ramazanit, po ia jep Naim Tërnava, mu më bëri të reagojë. A jeni ju hoxhallarë, apo jeni shoë-biznesmenë”, ka thënë Syla.
Ai thotë se më pas shkroi në Facebook për këtë imam dhe publikoi dy video, të cilat i shoqëroi me humor.
“Ramazani është një muaj i shenjtë për Islamin, ku duhet të tregohet modestia, mirëkuptimi, ndalen sharjet, ndalet dhuna. Por, çfarë po ndodhë? Po marrin Mercedes dhe po i rrehin gazetarët rrugës. Cfarë është kjo? Polici fetare. Çfarë qenka tendenca e tyre?”
Më tej, Syla ka treguar se si rrodhi ngjarja të martën mbrëma, kur ai u largua nga studiot e emisionit “Pressing”, për të shkuar në një restorant në Breg të Diellit, në Prishtinë. Thotë që gjatë rrugës ta kenë vërejtur se një veturë po u qëndronte afër, por që kanë menduar se është një prej kolegëve të tjerë, me të cilin do të shkonin në restorant.
Pohon se ka parë njërin prej sulmuesve dhe thotë se do të mund ta identifikonte, por që nuk e njihte si fytyrë.
“Mu ka afru një njeri, një djalë, ndoshta afër 30-tave, ndoshta 27 vje, ndoshta 29, nuk e di dhe më thotë ‘a bën veç pak këtu’. Si e kam parë që ka mjekër, e dita që kanë dal euforikisht për diçka”, tha Syla.
Më tej, ai rrëfeu se si ndodhi i gjithë sulmi dhe si ikën sulmuesit pas disa goditjeve që i bënë.
Syla thotë të jetë angazhuar një polici fetare, për të mos ta lënë të flasë rreth imamëve.
“A jemi ne vend me Sheriat, a jemi në Arabinë Saudite, apo jemi në Republikën e Kosovës, e lirë me Kushtetutë. Çka po iu vjen rëndë që ua kallxojë veturat e hoxhallarëve, që i kanë më të mirë se presidentët e Kolumbisë. Çka nëse ata hoxhallarë, derisa ishte lufta në Siri, ishin komplet të organizuar në krime terroriste. E tash po shpërblehen para pensionimit e ne po bëhemi që nuk po dimë asgjë. Ku i morën ato para”, tha Syla.
Megjithatë, gazetari thotë se beson që në këtë rast, sulmi ndaj tij mund të ketë qenë “aversion i rastit”, që kanë parë postimet e tij në Facebook atë ditë.
Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka reaguar për sulmin ndaj Sylës. Gazetari beson se Myftiu Naim Tërnava nuk reagon, sepse kalkulon për të mos e humbur përkrahjen e grupeve më ekstremiste brenda komunitetit islamik.
“Z. Naim Tërnava, kur e ka shpalosur Mercedesin Mazllumit në Prizren, e ka bërë me diplomaci, që t’i afrojë këto grupet që janë më ekstremiste se i duhen për zgjedhje të bëhet edhe njëherë Myfti”, tha Syla.

Të tjera
-
Paralajmëron vëllai i Agon Zejnullahut: Nëse shteti nuk vepron, do të detyrohemi të merremi vet me policët
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethan...
-
LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren, nesër bëhet prezantimi zyrtar
Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë garës për kryetar të Prizrenit me Dri...
-
Muharremi: Diskurs super patriotik, por importi nga Serbia nuk po ndalet – 1.07 miliardë euro nën Qeverinë Kurti II
Analisti ekonomik Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me kontrastin mes disku...
-
Ministri që pyet ChatGPT-në edhe për buxhetin – Hekuran Murati: “Unë apo Përparim Rama, kush ka të drejtë?”
Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, po e ushtron detyrën publike ...
-
Edhe Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzohet rekursi i kryebashkiakut
Gjykata e Lartë në Shqipëri, ka marrë vendimin këtë të martë të lërë në burg ...
-
Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Në Gjykatën e Apelit të martën është mbajtur seanca në rastin ndaj ish-minist...
-
Prokuroria: Ende s’e kemi pranuar raportin e autopsisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ende nuk e ka pranuar rap...
-
Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të të drejtave të njeriut për rastin e të riut në Lipjan
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu,...
-
Deklarohet i pafajshëm edhe në rigjykim ish-sekretari i MI-së lidhur me akuzën për keqpërdorime me tenderin e Autostradës së Gjilanit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të hënën, ish-sek...
-
Miftaraj akuzon VV-në për standarde të dyfishta: Agon Zejnullahu gjeti vdekjen si Astrit Dehari – në duart e shtetit
Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipja...
-
Media austriake: Rama përfitoi politikisht nga ndalimi i TikTok-ut
Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar një investigim me disa pjesë...
-
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës...