Lajme

U shua edhe një pishtar lirie, ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së Halim Gashi(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 20 August 2017

Më 18 gusht 2017 ka ndërruar jetë ish ushtari i UÇK-së Halim Rifat Gashi nga Balinca e Malishevës. Halimi ishte një ndër ata burra që kur e thërriste atëdheu nuk hezitonte por i përgjigjej kudo që e kërkonte puna dhe vatani.

Edhe pse jetonte në Makarska të Krocisë iu përgjigj kushtimit të atdheut duke u bërë kështu pjesë e stërvitjeve ushtarake në Feken të Dajtit dhe kështu u bë pjesë e rëndësishme e Togut të Artilerisë së Batalionit Drejtimi taktik Nr.2 në Operacionin “Shigjeta” i cili në mënyrë triumfale i dha goditje vdekjeprurëse okupatorit serb.

Halimi ishte nga ata pishtarë që nuk i shuan furtuna dhe acari por ai ndritë fort mbi varani duke i dhënë udhë liris e barot e plumba armikut.

-Advertisement-

Vetë jeta e Halimit ka dëshmuar se ky vend rritë shqipe që në mbrojtje të folesë së tyre nuk njohin frikën dhe nuk e kanë problem vdekjen vetëm e vetëm që atdheu ynë të jetoi i lirë e i barabartë mes kombeve tjera.

Halim Rifat Gashi ka ndërruar jetë në Kroaci nga ku edhe erdhi për të dhënë gjithçka nga vetja. Ende nuk ka një njoftim nga familja se kur do të arrijë në atdhe trupi i pa jetë i Halimit ku edhe do ti bëhen homazhet dhe nderimet e fundit, mirëpo për këtë do të iu mbajmë të informuar me kohë.

Lajmin për vdekjen e Halimit e ka bërë të ditur nipi i tij Haki Gashi i cili poashtu i ka shërbyer atdheut duke iu bërë ushtar lirie dhe duke u bërë qytetar i ndershëm  e shembull në paqe.

U kujtoftë përjetë Halim Rifat Gashi! I qoftë e lehtë mbi varr lëndina!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera