Sport

U shpall kampion Europe dhe u transferua te Milani, Alvaro Morata i jep fund marrëdhënies partneren e tij: Keqkuptimet na konsumuan

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 12 August 2024

Ka përfunduar historia 8-vjeçare e dashurisë mes Alvaro Moratas dhe Alice Campellos, me të cilën spanjolli kishte katër fëmijë, Alessandro, Edoardo, Leonardo dhe Bella.

Vetë lojtari i Milanit e bëri të ditur këtë me një postim në Instagram: “Pas një periudhe reflektimi, Alice dhe unë kemi marrë vendimin të ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme mes respektit të ndërsjellë, në të cilën ne e donim dhe e ndihmuam shumë njëri-tjetrin.”

Në postimin e tij, kapiteni i Spanjës vazhdon: “Ishin vite të mrekullueshme dhe kjo prej katër fëmijëve tanë, padyshim gjëja më e bukur. Është një vendim i dhimbshëm për të cilin kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Mos shpikni histori për asnjë arsye protagonizmi, sepse, po e përsëris: nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme që e konsumuan pak nga pak marrëdhënien. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që përjetuam së bashku ishte e pabesueshme dhe e mrekullueshme”.

-Advertisement-

Morata dhe Alice prej kohësh ishin të lidhur së bashku, me foton e tyre që bëri bujë në internet përpara shumë vitesh, kur Alice i kërkonte autograf sulmuesit, në atë kohë te Juventus. Çifti kaloi shumë peripeci gjatë këtyre viteve. Kur Alice lindi fëmijën e saj të katërt me sulmuesin, ajo rrezikoi të humbiste jetën pasi lindja nuk shkoi siç duhet, por për fatin e mirë arriti të shpëtonte.

Kjo ndarje vjen pikërisht pasi Morata u shpall kampion Europe me Spanjën dhe pas transferimit të tij te Milani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera