Rozë

U shfaq nudo në kopertinën e një reviste, Aulona Musta zbulon si e priti bashkëshorti i saj (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 17 February 2021

Moderatorja e njohur, Aulona Musta, u shfaq pak ditë më parë e gjitha e zhveshur në kopertinën e një reviste të njohur. Të gjithë e dimë se Aulona herë pas here u jep mesazhe grave që ta duan trupin e tyre ashtu siç është.

E shumë fansa të saj kanë qenë kuriozë të dinë se çfarë mendimi ka bashkëshorti i saj, dhe si e ka lejuar një gjë të tillë.

Teksa ishte e ftuar në “Ditë e re”, Musta zbuloi pikërisht se qëllimi i atyre fotografive ishte që të gjitha gratë ta duan trupin e tyre, të ndihen mirë dhe të kujdesen për të.

-Advertisement-

“Nuk është thjesht një foto. Ne kemi ca komplekse të kota, kemi ca kufizime që i bëjmë vetes tonë, të cilat na pengojnë të jetojmë të lumtur”, shtoi Aulona për mesazhet kritikuese që ka marrë në rrjetet sociale në lidhje me fotot.

Moderatorja ka treguar edhe momentin kur bashkëshorti i saj ka vendosur që të bëhet pjesë e këtij seti fotografik e të pozonte pranë saj.

“I pari me të cilin u këshillova ishte Tomi, me të cilin këshillohem për çdo gjë. Kisha frikë në fakt nëse ai do të pranonte të bëhej pjesë e setit. Këtë pjesën e kisha pak me dyshim, por e mirëkuptoj. Njerëzit vazhdojnë habiten me këtë pjesën, thonë: ‘Si ka mundësi? Si mund ta pranojë bashkëshorti?”, tha ajo.

“Është mësuar tashmë dhe e kupton që është në funksion të diçkaje. Është procesi i punës, Puna ime prej një viti me dedikim të plotë, me kohë të plotë është e lidhur me trupin. Nëse unë nuk do të tregoj trupin dhe të ekspozoj trupin për të motivuar dhe ata njerëz që më ndjekin.

Fakti që unë jam me këtë partner domethënë që ne kuptohemi. Unë nuk do mund të isha dot me dikë që do më ndrydhte. Sepse unë kam qenë gjithmonë kështu, nuk ka qenë gjithmonë fushë me lule, sepse na është dashur të bëjmë kompromise, të kuptojmë njëri-tjetrin, të lëshojmë në një vend dhe të shtrëngojmë në një vend tjetër. Ka ulje-ngritje”, rrëfeu Aulona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera