Sport

U shfaq me fanellën e kombëtares shqiptare në Parlamentin Evropian, flet eurodeputeti irlandez

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 24 May 2022

Eurodeputeti irlandez, Ciaran Cuffe, i cili mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian teksa kishte veshur fanellën e kombëtares shqiptare, ka dhënë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Cuffe tha se fanella kuq e zi ishte një mënyrë e mirë për të treguar mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave.

“Mendoj se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së. Keni pritur shumë gjatë dhe fjalët mund të bëjnë disa gjëra të vogla. Mendoj se ishte më e përshtatshme të vishja fanellën e kombëtares, tregova dashurinë dhe mbështetjen time që të hapen negociatat.”, tha ai.

-Advertisement-

Ku u pyet se pse vendosi që të mbajë veshur fanellën, eurodeputeti tha:

“Fjalët kanë një limit. Janë më të rëndësishme imazhet. Mendoj se kemi një ndjenjë acarimi dhe të mbajturit fanellën e sportit tregon se e mbështesim Shqipërinë shumë dhe duam t’ju shikojmë si një anëtare e BE-së.

Mendoj se ju jeni në një udhëtim dhe është e qartë që Bullgaria është duke bllokuar rrugën tuaj drejt hapjes së negociatave duke insistuar që Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën. Mendoj se është e padrejtë, ka plot punë për të bërë por duhet ta filloni udhëtimin tuaj në këtë fazë ku ndodhemi.

Mendoj se jeni një partner i besueshëm dhe jeni duke ndjekur një rrugë që shteti im e filloi para 15 vitesh. Ne e kishim më të lehtë dhe ndodhi brenda pak viteve. Ju keni pritur për më shumë se një dekadë dhe është vërtet acaruese.”, tha eurodeputeti.

Ai tregoi se fanella ishte një dhuratë nga një takim me kryeministrin Rama dhe Veliajn.

“Kam qenë dy herë në Shqipëri por e kam shijuar shumë shoqërinë e njerëzve atje. Kam disa miq shqiptarë dhe shpresoj që të kthehem këtë verë për të kaluar pak kohë atje”, rrëfeu ish deputeti./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera