U shfaq e gjitha në blu në “MTV EMA”, ja stilistja shqiptare që krijoi veshjen e Bebe Rexhës (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
14:27 | 14 November 2022
Ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘MTV EMA 2022’ mori një vëmendje të madhe, shkak u bë edhe pamja e jashtme e të pranishmëve që komentohet gjerësisht nga publiku.
Në këtë event të rëndësishëm muzikor ishte e pranishme edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Kjo e fundit shkëlqeu në Gjermani dhe madje guxoi goxha me veshjen e saj.
Por e gjeni se kush e ka realizuar?
Veshja e saj mjaft kreative ishte ideuar dhe krijuar nga kreatorja e njohur shqiptare, Fjolla Nila.
E jo vetëm kaq por këngëtarja e njohur mori çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “I’m Good (Blue)” me David Guetta-n. Gjithashtu, ajo u ngjit në skenë për të performuar.
Bebe Rexha është një këngëtare kaq shumë e dashur për publikun shqiptar por edhe atë ndërkombëtar. Mirëpo, shpeshherë ajo kritikohet për peshën e saj trupore ku përballet me lum komentesh në rrjete sociale.
Mirëpo, ajo ka zbuluar së fundmi edhe problemin shëndetësor që ka. Artistja me famë botërore ka bërë me dije se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS.
Për këtë arsye, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.
“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në “Twitter”.
Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë.



T� tjera
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...
-
E tundi kokën dhe qeshi: Gjesti epik i Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit me 17 muaj burgim në rastin e dytë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke qeshur gjatë seancës ...
-
Ismaili pas vendimit nga Gjykata: Një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Speciale ...
-
Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!
Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dë...
-
Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës
Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ak...
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...
-
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë
Pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi u dënua me një vit e pe...
-
Thaçi pas dënimit prej 17 muajsh: Kjo është politikë, jo drejtësi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për ve...
-
“E turpshme dhe e papranueshme” – Vlora Çitaku reagon ashpër ndaj vendimit të Speciales për Thaçin
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...































