Lajme

U rrahën për një parcelë, arrestohen dy persona në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 20 August 2022

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth roës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” është një rast i lëndimit trupor.

Atje dy persona me inicialet S.A 35 vjeç dhe J.A 30 vjeç janë sulmuar fizikisht, shkaku i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre për një parcelë.

Policia njofton se të dy janë dërguar në qendrën Emergjente në Ferizaj.

-Advertisement-

“Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim trupor””, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një rast të lëndimit trupor.

Ngjarja kishte ndodhur kur dy personat me inicialet S.A ( M/K) i moshës 35 vjeçar dhe J.A ( M/K) i moshës 30 vjeçar, shkak i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre, për një parcelë ( ngastër toke) kishin pësuar lëndime trupore mes vete nga sulmet fizike, të cilët më pas për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj.

Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur policët hetues të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.

Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim trupor”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera