Lajme

U rrahën mes vete, policia arreston 7 persona në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 07 May 2022

Shtatë persona u arrestuan të premten në Prizren pasi u rrahën mes vete.

Policia ka gjetur edhe armë në vendin e ngjarjes, dhe disa janë lënduar.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit gjatë një ndeje në një lokal janë rrahur mes veti dhe si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë copë fishekë pronë e njërit prej të dyshuarve”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera