U rrah në mes të ditës nga një 30-vjeçar, aktivistja rrëfen si ndodhi ngjarja
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 28 March 2022
Mirela Ruko, vajza e cila u dhunua pak ditë më parë nga 30 vjeçari Denis Telo, ka dhënë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se si ndodhi ngjarja.
Ajo tregoi se kishte dalë bashkë me të motrën për pazar, kur ishte sulmuar nga 30-vjeçari, për të cilin tha se nuk e njihte më parë.
“Nuk mund ta besoja se më ndodhi mua. Isha duke bërë pazaret kur dikush goditi Albinën. E ka hedhur përtokë dhe pas këtij momenti, na u vërsul me grushta derisa ndërhynë qytetarët. Më pas, kur u drejtuam drejt komisariatit, jemi sulmuar për të dytën herë nga ky person që na bëri pritë
Ajo që na bën më shumë habi është se nuk e njihnim pavarësisht se kalonte në rrugicën e lagjes time çdo ditë. Kishte dhe 8 kallëzime të tjera, një numër i lartë që policia ta lërë në gjendje të lirë.”, tregoi Mirela duke paralajmëruar një padi ndaj Denisit dhe institucioneve që nuk kanë vepruar ndaj tij.
“Qytetarët na kanë ardhur në ndihmë në të dyja momentet. Po të mos ishte për ndihmën e qytetarëve se di deri ku do të shkonte Denisi. Ai na gjuajti dy herë. Jemi bërë katër vajza, dy të tjera që janë dhunuar nga Denisi, për të vazhduar çështjen bashkarisht për një padi kolektive ndaj tij dhe institucioneve që e kanë lënë të lirë.”, tha ajo.
Të tjera
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...