U raportuan shkelje të masave anti-Covid në 20 tubime elektorale, u dënua vetëm një parti
Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 15 October 2021
Që nga hapja e fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor është gjobitur vetëm një subjekt politik, shkruan Gazeta Infokus.
Nga KQZ-ja thuhet se nga kjo fushatë zgjedhore janë raportuar 20 tubime të partive politike të cilat i kanë shkelur masat anti-COVID, që nga 16 shtatori deri më 11 tetor.
“Sipas raporteve që i kemi deri më tani, 20 tubime politike janë mbajtur pa i përfillur rregullat zgjedhore dhe vendimin e qeverisë për masat mbrojtës e ndaj COVID-19, kurse 896 tubime të tjera politike të miratuara nga KKZ dhe policia prej tyre 181 edhe pse janë lajmëruar, nuk janë mbajtur fare”, është thënë nga KQZ-ja për Albanian Post, transmeton Gazeta Infokus.
Ndërsa nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa (PZAP), thuhet se që nga hapja e fushatës zgjedhore, ka gjobitur vetëm një subjekt politik.
“Pas ankesës së subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, është dënuar subjekti Lidhja Demokratike e Kosovës për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, duke vendosur tenda dhe tavolina me materiale propaganduese në rrugët publike për qëllime elektorale.
Nga kjo Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar në shumë prej 5 mijë e 100 euro të cilën duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve”, thonë nga PZAP-ja për Gazetën Infokus.
Lidhur me këtë, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-it tha për Infokus se tash e tutje nuk kanë mandat të shqyrtojnë ankesa për thyerje të rregullave.
“Ju informojmë se, PZAP-i nuk ka mandat të shqyrtoj ankesa për thyerje të rregullave anti-COVID nga partitë politike gjatë fushatës, respektivisht nuk ka pranuar asnjë ankesë të kësaj natyre”, deklaroi Desku.
Edhe zëdhënësi i Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Lamir Thaçi, ka thënë për Gazetën Infokus se inspektoret shqiptojnë gjobë vetëm për shkeljet që evidentohen gjatë inspektimit, duke shkruar gjendjen faktike në rast.
“Deri me tani nga inspektorët e AUV-së janë disa gjoba të shqiptuara për subjekte politike si shkelës të masave në mbajtje të fushatës. Inspektorët sanitarë janë të pavarur në punën e tyre ne teren dhe kanë për obligim të veprojnë në secilën shkelje qe hasin. Inspektoret sipas mandatit ligjorë shqiptojnë gjobë vetëm për shkeljet qe evidentohen gjatë inspektimit, duke shkruar gjendjen faktike në rast”, tha Thaçi./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...