Lajme

U pyet për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, Haxhiu: Kishte përpjekje që të ndaloheshin dy projekte të dëmshme

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 29 September 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është pyetur nga deputeti i PDK-së Hisen Berisha, se pse spo merr epilog gjyqësor rasti i sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës dhe rasti i vdekjes së Astrit Deharit.

Në përgjigjen që i dha Haxhiu deputetit Berisha, tha se asokohe ishte bërë përpjekje që të ndalen dy projekte të dëmshme  që sipas saj ishin Demarkacioni dhe Zajednica.

“Siç jeni në dijeni asokohe kur kishte përpjekje që të ndalen dy projekte të dëmshme siç ishte Demarkacioni dhe Zajednica, për shkak të rezistencës tonë për shkak të protestës në Kuvend ka pasur përpjekje që edhe organizatën tonë VV-në ta shpallin të paligjshme. Një sulm që ishte bërë në Kuvendin e Kosovës i ishte mveshur aktivistëve të Lëvizjës Vetëvendosje, përfshirë edhe Astrit Deharin. Ai nuk është në mesin tonë, ai si aktivist politik u mor në burg, nuk u mor në pyetje dhe nuk doli i gjallë nga burgu”, tha Haxhiu në Kuvend.

-Advertisement-

Për rastin e Astrit Deharit ajo tha se po kërkon drejtësi së bashku me familjen dhe qytetarët.

“Ky rast është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale dhe unë si ministre po kërkon drejtësi, sepse nuk ka rast më të rëndë në Kosovën e pasluftës sesa rasti i Astrit Deharit”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera