Lajme

U prezantua si zyrtar policor, arrestohet i dyshuari dhe dërgohet në mbajtje

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 21 September 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtërpce  pasi i njëjti u prezantua rrejshëm si zyrtar policor, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit nga prokurori është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk është ndaluar kur njësiti policor i ka dhënë  shenjë për tu ndalur  dhe ka ikur.  Kur i dyshuari është ndaluar nga njësiti policorë i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor. I dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera