“U prehsh në paqe, hero i UÇK-së”, varroset me nderimet të larta Sahit Jashari – bashkëluftëtari i Adem Jasharit
Autori: Gazeta inFokus
18:28 | 12 June 2026
Ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari, është varrosur me nderime të larta në vendlindjen e tij, Prekazi i Skenderajt.
Në varrimin e tij morën pjesë shumë qytetarë dhe bashkëluftëtarë të tij.
Jashari ishte luftëtar i orëve të para, si komandant i UÇK-së, si dhe një ndër shokët dhe bashkëluftëtarët më të ngushtë të Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Jashar-in e ka kujtuar edhe ish-Presidenti i Kosovës që gjendet në Hagë, Hashim Thaçi, ndërsa nuk ka munguar as kurora në emër të tij.

“Jetove me nder, luftove me heroizëm dhe u përjetësove me veprën tënde. U prehsh në paqe, hero i UÇK-së!”, kurora mbi varrin e Sahit Jasharit e vendosur në emër të Hashim Thaçit.
Në mbledhjen komemorative u vlerësua kontributi i tij i jashtëzakonshëm në rrugën drejt lirisë së Kosovës dhe përkushtimi i tij i pandërprerë ndaj çështjes kombëtare.
Po ashtu, nuk munguan as përfaqësues nga institucione të ndryshme të vendit.
Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës(OVL) së UÇK-së foli Gazmend Syla.
“Vëllai Sahit, i paske dashur heronjtë më shumë se këtë botë dhe më shumë se ne. Të paska marrë malli për prindërit dhe bashkëluftëtarët, e sot ke vendosur ta festosh ditën e çlirimit me ta. Ditë që për ne, sa herë të vijë koha të të kujtojmë ty, komandant, do të na bëjë ta mbajmë peshën e dhimbjes për sa të jetë jeta. Komandant, jemi bërë rresht për të të përcjellë në përjetësi, për ta mbajtur gjithmonë në mend shpirtin tënd të madh dhe guximin me të cilin e pagove lirinë e shqiptarëve. Po lë pas një popull të lirë dhe një emër që është gdhendur në histori”, tha Syla.

T� tjera
-
Berisha: Arlinda u vrᾰ vetëm 20 sekonda pasi u nda nga policia, ish-bashkëshorti e ndoqi vrasjen live
Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje të rënda lidhur me vrasjen e Arlinda Z...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat he...
-
BE-ja u jep shpresë anëtarësimi vendeve të Ballkanit
Bashkimi Evropian po u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shfr...
-
Haradinaj: Jakup Krasniqi nuk është për gjynah, por pushtetet që lejuan EULEX-in ta poshtërojë popullin
Nasim Haradinaj ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se Jakup ...
-
BE-ja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë – Serbi, bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve
Pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndim...
-
Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
Deputetja socialiste në Shqipëri, Enriketa Jaho ka dorëzuar një projektligj q...
-
Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Nesër jemi gati për konsultime
Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime ...
-
Vrḁsjet e pasluftës, Nasim Haradinaj: Kush i konstatoi që janë vrḁsje politike
Tema e vrasjeve të pasluftës është aktualizuar në Kosovë. E për këtë ka fo...
-
Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve
Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është hapur zyr...
-
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë h...
-
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
Djali i vëllaut të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi...
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...





































