Sport

U plagos me thikë në një parkim, reagon për herë të parë babai i Lamine Yamal: Tani…

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 16 August 2024

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ishte viktimë e një sulmi me thikë në një parkim në lagjen Mataro të Barcelonës.

Për fat të mirë, Nasraoui arriti t’ia hidhte paq pas plagëve të marra, i cili tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka dashur t’i qetësojë të gjithë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën. Mounir në rrjetet sociale ku ka fituar mijëra ndjekës që kur djali i tij u bë një yll i Barcelonës dhe Spanjës ka shkruar:

-Advertisement-

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Tani jam më mirë, një përqafim të madh për të gjithë”.

Nasraoui ndodhet në shtëpi jashtë rrezikut për jetën pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në Mataro, shkruajnë mediat vendase.

Detaje të tjera janë të pakta për momentin, por policia tashmë është përfshirë në hetime dhe thuhet se ka disa dëshmitarë okularë që kanë parë atë që ka ndodhur.

Nuk dihet ende motivi i ngjarjes por dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të mëparshëm.

Ndërkohë Yamal është rikthyer te Barcelona pas një sezoni të suksesshëm në Euro 2024 me Spanjën dhe bëri paraqitjen e tij të parë parasezonale në Gamper Trophy si zëvendësues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera