Lajme

U përplasën për shtëpinë e Devës, Rohde dhe Çeku bashkë në fillimin e restaurimit të Qendrës Hebraike

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 20 November 2022

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, bashkë ministrin e Kulturës, Hajrullah Çekun dhe ambasadoren e Izraelit, Tammy Ziv, kanë marrë pjesë në ceremoninë e vënies së themeleve të Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren, të dielën.

“Mirë që jam sot në ceremoninë e vënies së themeleve të Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

“Si Amb. Ziv tha me të drejtë, ky projekt i madh ka të bëjë me ‘kujtimin e së kaluarës dhe në të njëjtën kohë përqafimin e së ardhmes’. Mirënjohje edhe qeverisësë Kosovës për mbështetjen e saj të konsiderueshme. Pas përfundimit, Qendra do të kontribuojë më tej në diversitetin kulturor/fetar/etnik të Prizrenit”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Por ambasadori gjerman dhe ministri i Kulturës Hajrullah Çeku nuk kanë qenë gjithmonë në linjën e njëjtë.

Xhafer Deva ishte një politikan shqiptar i Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai mori përgjegjësinë për Mitrovicën e pushtuar nga gjermanët dhe punoi me gjermanët për të krijuar një qeveri shqiptare pro-gjermane në Kosovë.

Por Gjermania aktuale është e distancuar nga regjimi i asaj kohe, duke e kundërshtuar restaurimit e shtëpisë së tij që konsiderohet si trashëgimi kulturore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera