U përdor për të regjistruar lëvizjet e policisë, Apple heq përfundimisht aplikacionin!
Autori: Gazeta inFokus
10:34 | 10 October 2019
Apple ka hequr një aplikacion që kanë shfrytëzuar protestuesit në Hong Kong për të regjistruar lëvizjet e policisë dhe përdorimin e gazit lotsjellës, duke thënë se aplikacioni ka shkelur rregullat e kompanisë.
Sipas Apple, aplikacioni, HKmap.live, është “shfrytëzuar në një mënyrë që ka rrezikuar zbatuesit e ligjit dhe banorët”. Apple e ka kundërshtuar edhe më parë këtë aplikacion, që shfrytëzon të dhëna nga protestuesit në vendin e ngjarjes. Mirëpo vendimi për ta larguar atë nga lista e aplikacioneve ka ardhur pasi Apple ka thënë se “shumë përdorues të shqetësuar” kanë kontaktuar kompaninë.
“Ne kemi bërë verifikime me Zyrën për Siguri Kibernetike të Hong Kongut dhe Zyrën për Krime Teknologjike dhe kemi zbuluar se aplikacioni është shfrytëzuar për të sulmuar policët”, ka thënë Apple.
Në deklaratë është thënë edhe se “keqbërësit e kanë përdorur këtë aplikacion për të viktimizuar banorët në zonat në të cilat kanë njohuri se nuk ka shumë zbatim të ligjit”. Mediat shtetërore kineze patën kritikuar nga fillimi vendimin e kompanisë amerikane për të shtuar në listën e saj këtë aplikacion.
Për Apple, Kina përbën një treg të madh si për shitje, ashtu edhe për prodhim të produkteve të saj. Prodhimi i produkteve të kësaj kompanie lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo me 3 milionë vende të punës në Kinë. Vetëm në çerekun e fundit të viti, Apple ka shitur produkte në vlerë të 9.61 miliardë dollarëve në territorin kinez, duke përfshirë Tajvanin dhe Hong Kongun.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për sot
Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar në lo...
-
“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë konferencë për media. Sipas...
-
10-vjetori i vde*kjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, të enjten, më 5 nëntor,...
-
Punime në rrjet, KEDS-i tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
KEDS-i ka njoftuar se të premten më 08.05.2026, do të kryhen punime për sigur...
-
6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL UÇK-ja me aksion para zyrës së BE-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot do të mbajë aksion para zyrës...
-
Presidentja pret sot në takim kryediplomatin zviceran, Ignazio Cassis
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, pret në takim Mini...
-
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nis...
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...






























