Lajme

U operua gjatë natës, i plagosuri në Gllogjan në gjendje stabile

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 27 November 2021

Gjendja e nxënësit që mbeti i plagosur pas sulmit ndaj një autobusi mbrëmë në Gllogjan është stabile.

I njëjti është operuar gjatë natës dhe vazhdon trajtimin në Spitalin e Pejës, njofton Klankosova.tv.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

-Advertisement-

“Pacienti mbrëmë në orët e vona të natës është operuar, ku i është larguar një plumb nga trupi. Gjendja e tij shëndetësore është stabile për momentin dhe po vazhdon të rikuperohet pas operimit”, tha Sahiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera