U mbyll Kampi Kombëtar U-15, përgjegjësit të kënaqur me atë që treguan talentët
Autori: Gazeta inFokus
00:27 | 09 July 2017
Me ndeshjet e djeshme është mbyllur Kampi Kombëtar U-15, në të cilin për tri ditë me radhë kanë bërë gara përzgjedhjet e 7-të Rajoneve të futbollit dhe ekipi i 8-të ishte nga Prishtina për shkak të numrit të madh të klubeve dhe lojtarëve, njofton Federata e Futbollit e Kosovës – , raporton infolusi.com.
Kështu për tri ditë u zhvilluan 16 ndeshje nën mbikëqyrjen e trajnerëve të ekipeve përfaqësuese, e të cilët patën detyrë të bëjnë përzgjedhjen për grup-moshën U-15.
Në mbyllje të Kampit sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu duke i falënderuar pjesëmarrësit për angazhim theksoi se nga viti që vjen ky kamp do të jetë nën mbikëqyrej të UEFA nën Programin për zhvillimin e futbollistëve e ku përgjegjës do të jetë z. Ajet Shosholli.
Ndërkaq pas përfundimit të garave z. Ajet Shoshollit kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të futbollit të Kosovës njëherësh edhe përgjegjës për këtë kamp, falënderoi futbollistët e rinj për angazhimin, disiplinën dhe frymën sportive që treguan gjatë këtyre ditëve, sikur edhe trajnerët të cilët me përkushtim vëzhguan dhe analizuan lojërat dhe futbollistët e rinj.
Po ashtu z. Shosholli falënderoi krerët e FFK-së për përkrahje si dhe personat dhe Shoqatën e gjyqtarëve të futbollit të Prishtinës që angazhuan gjyqtarët për këto ndeshje dhe Qendrën e studentëve aty ku u akomoduan futbollistët dhe trajnerët gjatë këtyre ditëve. Edhe trajnerët, Besnik Kollari, Isa Sadriu, Fadil Berisha, Gazmend Haliti e Bahri Berisha u shprehën të kënaqur me atë çka treguan këta futbollistë gjatë garave, ku u panë siç thanë këta trajnerë shumë talent të rinj e me perspektivë.
Rezultatet komplete
Dita parë
Prishtina 1 – Gjilani 3:0
Prishtina2 – Ferizaj 4:1
Prizreni – Mitrovica 0:7
Peja – Gjakova 1:1
Dita e dytë
Gjilani – Prizreni 3;3
Prishtina1 – Ferizaj 3:1
Prishtina2 – Gjakova 1:0
Mitrovica – Peja 1:0
Nesër zhvilllohen këto ndeshje:
Gjakova – Gjilani 1:1
Prishtina1 – Peja 2:2
Prishtina2 – Prizreni 2:1
Mitrovica – Ferizaj 1:1

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...













































