Sport

U mbajtën testet fizike për gjyqtarët e futsallit

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 09 March 2018

Në vazhdën e përgatitjeve të garave në futsall, Komisioni i Gjyqtarëve sot mbajtur testet fizike në përputhje me normat e FIFA-s për gjyqtarë të futsallit, për të vlerësuar nivelin e përgatitjes fizike të gjyqtarëve para fillimit të stinorit pranveror, shkruan infokusi.

Kjo është hera e dytë që këta gjyqtarë vlerësohen dhe testohen në bazë të testeve zyrtare të FIFA-s dhe komisioni në përgjithësi është i kënaqur me rezultatet, duke konstatuar dhe konsideruar se gjyqtarët janë të gatshëm dhe të përgatitur mirë për fillimin e garave. Mirëpo, për t’i arritur objektivat dhe synimet e tyre të plota nga gjyqtarët kërkohet punë edhe me intensive, ndërkaq që përkrahja do të jetë e vazhdueshme nga Komisioni i Gjyqtarëve me seminare që do të organizohen në të ardhmen.

Testet fizike u kryen nën përkujdesjen dhe mbikëqyrjen e kryetarit të gjyqtarëve z. Përparim Hasani dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke theksuar edhe njëherë përkushtimin e Komisionit për edukimin dhe përsosjen profesionale të gjyqtarëve si segment tejet me rëndësi për mbarëvajtjen e garave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera