Lajme

U mbajt testi, Policia tregon si duhet të mbahen protestat

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 13 May 2020

Këtë të martë, mbi 400 qytetarë dolën në sheshin kryesor të Prishtinës, ku e mbajtën atë që u quajt test për protestë.

E tash Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi për media, ka treguar se si duhet të mbahet protesta, e çfarë kushte duhet që të plotësoj, shkruan gazeta inFokus.

“ër shkak të gjendjes së krijuar në vendin tonë nga pandemia COVID-19, Ministria e Shëndetësisë në konsultim me Institutin Kombëtar për shëndet publik kanë vendosur disa masa mbrojtëse dhe kufizim të lëvizjes për banorët e Kosovës. Duke u bazuar në këto vendime organizatorët e tubimeve publike duhet që të sigurohen që pjesëmarrësit e tubimeve publike gjatë tërë kohës së tubimit të kenë masat mbrojtëse, mbajnë distancën nga njëri tjetri (2 metra) si dhe të kenë të drejtën e daljes sipas kohës së përcaktuar ( dy herë nga 90 min, i lejuar nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit)”, thuhet në këtë njoftim të Policisë.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar, ka për qëllim ti informojë opinionin publik, që përveç rolit në zbatimin e ligjit, në funksion ka për implementim planin e gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus-it të ri COVID-19, që parasheh masa shtesë në interes të ruajtjes së  shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë”.

Ndërsa, kanë thënë që legjislacioni në fuqi rregullon çështjen e mbajtjes së tubimeve publike dhe se ato duhet më së voni të lajmërohen 72 orë para mbajtjes, shkruan gazeta inFokus.

“Policia e Kosovës me qëllim të informimit të opinionit publik, lidhur me mbajtjen e tubimeve publike dhe protestave, njofton se ato duhet të organizohen në pajtim me ligjin mbi tubimet publike, përfshirë marrjen e lejeve nga autoritetet kompetente dhe njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Legjislacioni në fuqi përcakton se çdo tubim publik duhet të lajmërohet nga organizatori apo përfaqësuesi i tij nën kushtet dhe afatin e paraparë ligjor gjë që nuk ka ndodhur me tubimet/manifestimet e fundit.

Ligji për tubimet publike përcakton se lajmërimi i tubimeve publike duhet të  bëhet më së voni shtatëdhjetë e dy (72) orë para se të mbahet tubimi i qetë publik.

Legjislacioni në fuqi rregullon çështjen e mbajtjes së tubimeve publike, duke përcaktuar edhe kufizime apo ndalesat, nëse tubimet publike rrezikojnë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, sa i përket lirisë, dhe të drejtave të njerëzve të tjerë, moralit dhe shëndetit publik.

Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe vendimeve të institucioneve kompetente për menaxhimin e situatës në këtë kohë të pandemisë COVID-19, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike,  shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet, masat dhe kufizimet e parapara ndaj pandemisë”./Gazeta inF

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera