Sport

U mbajt seminar për gjyqtarë nën përkujdesjen e UEFA-s

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 19 April 2018

 Komisioni i Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me UEFA-n kanë mbajtur seminarin e dytë për gjyqtarë me ligjërues  z. Alan Snoddy specialist i UEFA-s për gjyqtarë dhe përgjegjës për arritjen e kushteve që gjyqtarët e Kosovës të jenë pjesë e Konventës ndërkombëtare të Gjyqtarëve, shkruan infokusi.

Të pranishmit fillimisht në emër të FFK-së i ka përshëndetur z. Arianit Ahmeti, zv.sekretar i sekretarit të përgjithshëm, i cili duke falënderuar z. Snoddy ka thënë se FFK-ja është e përkushtuar që të ketë ngritje të vazhdueshme profesionale për gjyqtarët e futbollit.

Në ligjëratën e tij z. Alan Snodby në fillim ka përgëzuar Komisionin e gjyqtarëve dhe të pranishmit me një fakt të veçantë ku në mesin e meshkujve ka edhe gjyqtare femra dhe se bashkëpunimi me FFK-në dhe mekanizmat ndërkombëtar do të vazhdojë edhe më shumë. E në vazhdim z. Snodby para të pranishmeve në mënyrë të ilustruar analizuan je vetëm rregullat e futbollit por edhe situatat e ndryshme që mund të paraqiten gjatë një ndeshje futbolli. Ka qenë një interesim i madh i gjyqtarëve të cilët me pjesëmarrjen interaktive kanë shtjelluar shumë situata të paqarta në ndeshje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera