Lajme

U lirua nga burgu për dy ditë, por arratiset

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 23 November 2022

Një person në Qendrën Korrektuese Smrekonicë është arratisur pasi ishte liruar nga burgu për dy ditë.

Për këtë ka njoftuar Policia e Kosovës, teksa ka treguar se i dyshuari po e vuante dënimin për shkak të grabitjes.

“Qendra Korrektuese, Smrekonicë 19.11.2022 – 11:00. Është  arratisur i dyshuari mashkull  kosovar i cili ishte liruar për pushim dy-ditorë nga QK-Smrekonicë, por i njëjti nuk është paraqitur më fare. I dyshuari – dënuari ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e  Policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera