Sport

U lëndua ndaj Prishtinës, klubi nga kyeqyteti i kërkon falje lojtarit të Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 17 January 2021

Skuadra e Prishtinës në futsall të premten u ndesh me Barcelonën, në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja përfundoi me rezultat 9-2, në favor të kataluansve.

Në këtë përballje u lëndua kapiteni i Barcelonës, Sergio Lozano, në një dyluftim me Orhan Ibishin.

-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme, skuadra e Prishtinës i ka kërkuar falje kapitenit të Barcës, me anë të një postimi në instagram.

“Jemi shumë të pikëlluar nga lëndimi yt. Nuk deshëm që të ndodhë, por ti e di dhe e kupton që këto gjëra mund të ndodhin pa qëllim. Të urojmë rikuperim të shpejtë dhe rikthim si kampion i vërtetë”, thuhej në postimin e Prishtinës, të cilin e gjeni me poshtë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera