Lajme

“U larguan me motoçikletë” – Policia jep detaje për plạgosjen e djeshme në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 12 August 2024

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orën e mëngjesit të së dielës në Prishtinë. Për këtë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të zgjeruara.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari bashkë me një person tjetër kanë ikur nga vendi i ngjarjes me biçikletë.

Po ashtu, thuhet se personi i lënduar pasi që ka marrë trajtimin e duhur mjekësor në QKUK është liruar.

-Advertisement-

“Prishtinë / 11.08.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit nga një person i dyshuar, i cili ishte larguar prej vendit të ngjarjes me një motoçikletë bashkë me një të dyshuar tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera