U largua për shak të krizës nga Kosova, por ajo çka ka bërë sot për Kosovën mahniti të gjithë
Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 26 April 2017
Kriza ekonomike dhe politike detyroi shumë shqiptarë që të largohen nga Kosova. Ata u larguan nga regjimi serb, duke gjetur strehë në Evropë.
Kështu ndodhi edhe me Shqipe Karaxhën. Babai i saj ishte i përndjekur politik dhe u detyrua të shkojë në Gjermani. Shqipja u integrua mjaft mirë në shtetin gjerman, që e falënderon shumë ndërsa tashmë ajo është zyrtare në kompaninë “Controllit AG”, që merret me planin e emergjencave në raste fatkeqësia.
Ajo nuk e harron asnjëherë vendlindjen e saj, ku qëndroi për tri javë, kur albinfo.ch shfrytëzoi rastin për një bisedë me të. Shqipja tregon për vështirësitë që kishte në fillim në Gjermani, rrugën e shkollimit dhe punësimit.
Në Gjermani na priste babai
“Isha vetëm 10-vjeçe kur jam larguar nga Kosova. Arsyeja pse jemi larguar ishte pasi babai im ishte i përndjekur politik nga regjimi serb. Për këtë arsye vendosëm të largoheshim dhe të shkonim në Munih, aty ku po na priste babai (Halit Karaxha)”, thotë fillimisht Shqipe Karaxha për revistën tonë.
Halit Karaxha shkoi në perëndim në vitet ‘80-ta dhe ishte bashkëpunëtor i Jusuf Gërvallës dhe veprimtar i lëvizjeve patriotike për çlirimin e bashkimin e trojeve shqiptare. Ai ndërroi jetë në gusht të vitit 2015.
Sikur për shumicën e emigrantëve, vështirësitë nuk munguan në fillim. “Ne kemi qenë me fat, pasi na ka pritur babai në Hamburg dhe kjo na e ka lehtësuar shumë punën. Ai kishte shumë shokë, shqiptarë dhe gjermanë. Megjithatë, ka pasur edhe vështirësi, si gjuha, që nuk e dinim, por pastaj jemi adaptuar shumë shpejt dhe jemi integruar. Filluam të shkollohemi dhe të shoqërohemi me miqtë e rinj. Mësuesja gjermane, Frau Lochte na ka ndihmuar shumë për gjithçka dhe falë saj dhe babait që na kanë dhënë ndihmë morale dhe materiale, e kemi pasur shumë më lehtë”, shton Shqipja.
Diaspora të investojë edhe më shumë
Ajo u shkollua në Hamburg dhe tashmë ndihmon kompanitë dhe bizneset që të tejkalojnë krizat në raste fatkeqësie. “Shkollën e kam kryer në Hamburg “Berufliche Schule für Büro-und Personalmanagement”, në drejtimin menaxhere e zyrave. Tash punoj në kompaninë “Controllit AG” si zyrtare. Kjo kompani merret me planin e emergjencave në raste fatkeqësie. Ne ndihmojmë bizneset që të menaxhojnë krizën. U ndihmojmë atyre me konceptet strategjike, organizative dhe teknike për mbrojtjen e biznesit kundër kërcënimeve dhe që të sigurohen në raste urgjente”, ka shtuar 37-vjeçarja.
Ajo për fund ka thënë se shpreson që diaspora shqiptare do të investojë edhe më shumë në Kosovë. “Shteti gjerman t’i ofron të gjithë mundësitë për punësim dhe shkollim. E vetmja mangësi është që nuk je në vendlindjen tënde, kurse shteti t’i plotëson të gjitha kushtet. Shpresoj që diaspora shqiptare do të vazhdojë të investojë në Kosovë dhe t’i sjellim donatorët që të hapen më shumë fabrika dhe vende për të punuar të rinjtë”, ka përfunduar Shqipe Karaxha.
(B.R.)
Mesazhi për diasporën
Ajo ka porositur të gjithë që të mos e harrojnë vendlindjen e tyre. “Atje ku jetoni duhet të përshtateni në mënyrë që të integroheni sa më shpejt, por i kisha porositur të gjithë që të mos e harrojnë vendin e tyre ku kanë lindur”.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...