Sport

U largua nga Barcelona, mbrojtësi: Ishte e dhimbshme, por aty nuk kisha shokë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 21 September 2023

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit.

Pasi debutoi me Gironën, 22-vjeçari theksoi se për të ishte e dhimbshme të largohej nga katalanasit, por shtoi se i duhej ta merrte një vendim të tillë për shkak se duhej të luante futboll meqë te Barça nuk kishte të garantuara minutat.

“Jam shumë i lumtur për ndjesitë, po kap ritmin e duhur tani. Jemi në një moment të mirë dhe duhet të përfitojmë, edhe pse kampionati është shumë i gjatë. Është shumë e rëndësishme për mua që të marr minutat e duhura, pasi këtë e kam vuajtur në sezonin e fundit.

-Advertisement-

Duhej ta merrja këtë vendim mbi të gjitha për të mirën time.Më dhemb që largohem nga Barcelona, por aty nuk kisha miq. Tani duhet të mendoj për veten time, duhet të shijoj përsëri futbollin”, u shpreh Garcia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera