Lajme

U la jashtë listave të PS, ish-deputeti emërohet drejtor i Zyrës së Përmbarimit

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 08 January 2018

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj, është emëruar drejtor i Zyrës së Përmbarimit. Ish-deputeti socialist është caktuar në këtë detyrë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Pirro Lutaj ishte deputet i PS gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama, por u la jashtë listave të PS nga kryeministri në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017.

Siç duket, vetëm pak muaj pas largimit nga deputet i PS, kryeministri ka vendosur ta ‘shpërblejë’ socialistin me një detyrë të re, duke i besuar postin e drejtorit në Zyrën e Përmbarimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera