Sport

U la jashtë Botërorit, reagon Ramos: E vështirë, por çdo ditë dielli lind përsëri

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 14 November 2022

Sergio Ramos ka lëshuar një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale për mospërfshirjen e tij në listën e Spanjës për Botërorin “Katar 2022”.

“Kupa e Botës? Sigurisht, ishte një nga ato ëndrrat e mëdha që kisha ende për të përmbushur. Do të ishte e pesta, por, fatkeqësisht, do të më duhet ta shikoj nga shtëpia.”

Ramos është aktualisht në sezonin e tij të dytë te PSG. Dëmtimet e kushtëzuan formën e tij gjatë sezonit të parë në klubin parizien.

-Advertisement-

“Sezoni i kaluar ishte i vështirë, për shkak të dëmtimeve dhe përshtatjes me një klub të ri dhe një qytet tjetër. Kam punuar me trup dhe shpirt për t’u rikuperuar dhe për t’u ndier sërish në formë”.

Përveç kësaj, qendërmbrojtësi spanjoll ka treguar keqardhjen e tij që nuk mundi të ishte në Kupën e Botës. “Është e vështirë, por çdo ditë dielli del sërish”.

Deklarata e plotë e Ramosit:

“Sezoni i kaluar ishte i vështirë, për shkak të dëmtimeve dhe përshtatjes me një klub të ri dhe një qytet tjetër. Kam punuar me trup dhe shpirt për t’u rikuperuar dhe për t’u ndjerë sërish vetvetja, i udhëhequr nga objektivat që i vendos gjithmonë vetes.

Për fat të mirë, mund të them se këtë sezon po shijoj futbollin, klubin tim dhe një qytet të madh si Parisi. Kupa e Botës? Sigurisht, ishte një nga ato ëndrrat e mëdha që doja ta përmbushja. Do të ishte e pesta, por fatkeqësisht, do të më duhet ta shikoj nga shtëpia.

Është e vështirë, por çdo ditë dielli lind përsëri. Absolutisht asgjë nuk do të ndryshojë tek unë. As mentaliteti, as pasioni im, as këmbëngulja, as mundi dhe përkushtimi, duke menduar 24 orë për futbollin.

Kjo është ajo që unë ndiej dhe doja ta ndaja me ju. Faleminderit të gjithëve për dashurinë, ka shumë sfida dhe synime për të përmbushur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera