Lajme

U kapën me marihuanë, arrestohen dy persona në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 28 January 2022

Dy persona janë arrestuar të enjten në Vushtrri, pasi që të njëjtit janë kapur me substanca narkotike, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të arrestuarve u janë gjetur 13 qese të cilat dyshohet të jenë marihuanë dhe dy cigare përmbajtje e të cilave dyshohet që janë substancë narkotike-marihuanë.

“Si provë materiale janë konfiskuar substancat narkotike, te personat e dyshuar, ku te personi i pare substanca e dyshuar ka qenë me sasi 4.9- gram ndërsa te pësoni i dytë 1-gram”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Ndaj të dyshuarve me inicialet L.A dhe F.A është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona të dyshuar L.A., 25 vjeçar, dhe F.A., 23 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve pas procedurës intervistuese është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera