Sport

U hodh shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 21 February 2018

Pas përfundimit të ndeshjeve të rrethit të parë të Digitalb Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave sot u hodh shorti për ndeshjet e rrethit të dytë, shkruan infokusi.

Në praninë e përfaqësuesve të klubeve, anëtares së KE dhe njëherësh kryetare e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi dhe menaxheres së futbollit të femrave znj. Valbonë Gashi u bë hedhja e shortit. Të pranishmit në emër të FFK-së i përshëndeti anëtarja e KE të FFK-së znj. Vjollcë Krasniqi, e cila theksoi rëndësinë  ndeshjeve të kupës si dhe për kujdesin që po tregon FFK-ja.

Për ta rritur cilësinë dhe rivalitetin KE i FFK-së  ka marrë vendim që veç kampionit që do të shpërblehet me 5 mijë euro, do të të shpërblehen edhe vendi i dytë apo nënkampioni me 3 mijë euro dhe vendi i tretë me 2 mijë euro. Ndërkaq fituesi i kupës do të shpërblehet me 4 mijë euro dhe ekipi finalist me 2 mijë euro. Përkrahja për skuadrat e femrave do të vazhdojë edhe më tutje në të ardhmen ka përfunduar znj. Krasniqi. Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen në fundjavë.

-Advertisement-

Çiftet rivale
Hajvalia – 13 Qershori
Dukagjini – Kosova (P)
Liria – Mitrovica
Malisheva shkon pa lojë në rrethin e tretë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera