Lajme

U goditën nga dyert e oborrit, kjo është gjendja e dy të lënduarve në Pozheran

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 21 July 2026

Dy qytetarët që u lënduan si pasojë e rrëzimit të dyerve hyrëse të oborrit të tyre pas erërave të forta në Pozheran të Vitisë, janë liruar në shtëpi pas trajtimit të nevojshëm mjekësor.

Rasti për Klankosova.tv u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Të njëjtit pas tretmanit mjekësor të pranuar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan janë liruar për në shtëpi”, tha Osmani për redaksinë.

-Advertisement-

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar tek qytetarët që gjatë kushteve të tilla atmosferike të kenë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy