Lajme

U godit me veturë, vdes një 19 vjeçar në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 05 August 2022

Një 19 vjeçar ka humbur jetën në Prishtinë, pasi që ishte goditur me veturë pas mesnate, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura, ku njëra prej veturave kë qenë në lëvizje derisa dy të tjerat kanë qenë të parkuara.

Nga ky aksident lëndime kanë pësuar edhe dy persona tjerë.

-Advertisement-

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe tri vetura (një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Shoferit të veturës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, derisa trupi i pajetë i 19 vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë” tha Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera