Lajme

U gjobit me 20 mijë euro, KESCO deklarohet rreth vendimit

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 20 August 2024

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka shqiptuar gjobë ndaj kompanisë KESCO për shkelja të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Me ç’rast, zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka deklaruar se KESCO është duke e analizuar vendimin për gjobën prej 20 mijë eurosh të shqiptuar ndaj saj.

“Ne kemi pranuar një vendim nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Jemi duke e analizuar këtë vendim. Ky shqyrtim do të bëhet brenda 30 ditëve të ardhshme, ashtu siç e parashohin edhe dispozitat ligjore”, ka potencuar Rashiti.

-Advertisement-

Agjencia për Informim dhe Privatësi, thotë se gjoba u shqiptua për shkak se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve.

“Gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore”, u tha në vendimin e shqiptuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera