Lajme

U digjet shtëpia, çifti i të moshuarve 10 ditë në qiell të hapur

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 13 August 2017

Prej 10 ditësh, Tahir dhe Laje Kuçi, 88 dhe 77 vjeç, jetojnë në qiell të hapur. Çiftit të të moshuarve në fshatin Rrashkullaj të njësisë Gruemirë në Malësinë e Madhe u është djegur shtëpia pas një zjarri të rënë aty afër.Tahir dhe Laje Kuçi nuk kanë fëmijë, ndaj prej 10 ditësh ata flenë jashtë. Deri më tani asnjë nga institucionet nuk është kujtuar për ta. Zjarri ka rënë në orët e mesditës.

Dy të moshuarit kanë rrezikuar të digjen brenda, por me pak sforco kanë arritur që të dalin jashtë. Ata që po i ndihmojnë me pak ushqim janë veç komshinjtë, shkruan Panorama.“U bënë 10 ditë që na është djegur shtëpia. Ra zjarr këtu afër dhe ne na është djegur gjithçka kishim.

Prej 10 ditësh, bashkë me bashkëshortin tim, jetojmë këtu jashtë nën hije të pemës te ky divan i vjetër. Nuk kemi se ku të shkojmë. Zjarri ka rënë në mesditë dhe ne kemi qenë brenda banesës. Më doli mua gjumi, rrezikuam që të digjemi të dy brenda. Burri im deri sa shkova unë për ta zgjuar është djegur pak në duar. Kemi qenë në një situatë të vështirë, sepse jemi të dy në moshë dhe s’kemi forcën e një të riu.

-Advertisement-

E kishim të vështirë për të dalë nga banesa si shkak i flakëve dhe tymit.Megjithatë, me pak mundim arritëm që të dalim jashtë dhe të shpëtojmë. Kur dolëm, pashë një zjarr të madh që kishte rrethuar të gjithë zonën.

U frikësova se mendova mos vjen edhe te pema dhe mos digjeshim aty. Për të vrapuar s’kemi forcë, kështu që s’kishim asnjë zgjidhje tjetër”, -u shpreh e moshuara. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera