“U desh që përsëri të jepnim dëshmor”, Presidentja e Kryeministri nderojnë heroin Afrim Bunjaku në 16 vjetorin e pavarësisë
Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 17 February 2024
Përvjetori i 16-të i pavarësisë, Kosovën po e gjen me një dëshmor të ri. Rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ra heroikisht derisa ishte në detyrë mëngjesin e 24 shtatorit 2023 kur Kosova u përball me një sulm terrorist në veri të vendit.
Në fjalimet e tyre sot në Kuvendin e Kosovës, Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti, nderuan veprën e tij.
Osmani tha se ai bashkë me kolegët e tij i japin kuptim motos së sivjetme “Kosovë, ne të dalim zot”.
“Në mëngjesin e 24 shtatorit, djemtë e vajzat tona në uniformë, kanë dëshmuar përkushtim e sakrificë për të mbrojtur e mbajtur të lirë vendin e tyre. Ata kanë dëshmuar se atdhedashuria është virtyt e virtyti kërkon edhe sakrificë. Me sakrificën e tyre e përkushtimin ndaj atdheut ata dëshmuan se Kosova është dhe do të mbetet e lirë, sovrane dhe e zonja që së bashku me aleatët e saj të mbajë të palëkundur paqen në rajon. Ata i dhanë kuptim plotësisht kuptim motos së sivjetme të festimeve “Kosovë, ne të dalim zot”. Heroi Afrim Bunjaku, familjen e së cilit e përshëndesim sot, dha jetën e vet për t’i dhënë jehonë kumbuese motos: Kosovë, ne të dalim zot sot e përherë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të dhe gjithë heronjtë tanë!”, tha Osmani.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti tha se Serbia në vend se ta zgjidhte fqinjësinë e mirë europiane me Kosovën, ajo zgjodhi terrorizmin, derisa shtoi se Kosovës iu desh ta jepte edhe një dëshmor.
“Në vend të saj ajo madje përqafoi terrorizmin edhe aty dështoi me turp përballë heroizmit dhe profesionalizmit të policisë sonë. Mirëpo, për mbrojtjen e Republikës sonë prej terroristëve të financuar, ushtruar dhe drejtuar nga Serbia u desh që përsëri të jepnim dëshmor. Rreshteri Afrim Binjaku i shtohet pleadës së dëshmorëve tonë. Pa sakrificën sublime të tyre ne nuk do të përkujtonim sot përvjetorin e Republikës. Lavdi dëshmorëve! Republika kurrë nuk ju harron”.
Të tjera
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...