U dënua me gjobë 4000 euro, Zenun Elezaj thotë se vendimi i gjykatës ishte politik
Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 01 December 2021
Zenun Elezaj e ka quajtur si vendim të pastër politik, vendimin e Gjykatës Themelore për dënim me 4000 euro për veprën ‘konflikt i interesit’, shkruan Gazeta Infokus.
Kryetari i Klinës ka thënë se do të paraqesë ankesë kundër këtij vendimi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Elezaj ka shkruar se trupi i njëjtë gjykues në vitin që shkoi gjeti arsye të e shpallë fajtor, dhe se sërish e kanë shpallur fajtor për të njëjtën vepër.
“Me provat që ka pasur gjykata është dashur të më lirojë. Këtë vendim sot, pas rigjykimit, s’kam si ta kuptoj ndryshe, përpos si vendim i pastër politik, për fatin tim të mirë që afatet kohore nuk janë përshtatur me zgjedhjet lokale, se forca të errëta, që duket se e kanë prekur edhe gjykatën në Pejë, do ta shfrytëzonin këtë mundësi politike duke e vënë gjykatën në shërbim politik”, ka shkruar Elezaj në reagimin e tij.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:/Gazeta Infokus/
Për palët që kanë interes
Sot Gjykata Themelore në Pejë, trupi i njëjtë gjykues në vitin që shkoi gjeti arsye të më shpallë fajtor për vepër penale të konfliktit të interesit, sërish më ka shpallur fajtor për të njëjtën vepër, por tani nuk paska gjetur arsye të ma ndalojë ushtrimin e funksionit të detyrës në institucione publike.
Po mendohem çfarë ndryshoi nga vendimi i datës 29 dhjetor 2020 nga ai sot?
Ka ndryshuar vetëm fakti se sot gjykata, para se ta shpallë vendimin, ka pasur edhe dy deklarata më shumë dhe të dyja shfajësuese.
Këto prova janë kërkuar nga Gjykata e Apelit si udhëzime për Gjykatën Themelore në Pejë që t’i vlerësojë ato.
Me provat që ka pasur gjykata është dashur të më lirojë.
Këtë vendim sot, pas rigjykimit, s’kam si ta kuptoj ndryshe, përpos si vendim i pastër politik, për fatin tim të mirë që afatet kohore nuk janë përshtatur me zgjedhjet lokale, se forca të errëta, që duket se e kanë prekur edhe gjykatën në Pejë, do ta shfrytëzonin këtë mundësi politike duke e vënë gjykatën në shërbim politik.
Pasi të pranojmë vendimin me shkrim avokati Kujtim Kërveshi do të paraqesë ankesë.
Pres nga Gjykata e Apelit që t’i përmbahet standardit profesional të vendosur në aktvendimin e saj kur prishi aktgjykimin e parë të këtij trupi gjykues të Gjykatës Themelore në Pejë. Pres nga kjo gjykatë të na ofrojë siguri juridike, atë që dy herë nuk e gjeta nga i njëjti trup gjykues në Gjykatën Themelore në Pejë.
Sinqerisht,
Zenun Elezaj
Të tjera
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...