Sport

U dënua me 4 ndeshje për vetëmbrojtje, Vëllaznimi reagon ashpër për Sahitin

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 23 October 2017

Futbollisti i Vëllaznimit, Samir Sahiti, është dënuar me 4 ndeshje mos-lojë.

“Samir Sahiti, lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID Kartelës; 002269M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 22 , në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për shkelmim të lojtarit kundërshtar pas përfundimit të ndeshjes së ndërprerë të javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “Xhemail Ibishi“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja dhe incizimet e treguara – të paraqitura televizive nga kjo ndeshje)

DENOHET

-Advertisement-

Me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 1 pika 1″.

samir sahiti vellaznimi drita

Vëllaznimi ka paralajmëruar ankesë për këtë vendim.

Gjakovarët kanë reaguar përmes faqes zyrtare.

“Kryesia e Klubit të Futbollit Vëllaznimi falenderon Federaten e Futbollit e Kosovës për vendimin e marrë për ndeshjen KF Flamurtari – FC Vëllaznimi 0-3 në të mirë të Klubit të futbollit Vëllaznimi.

Kryesia e Klubit nuk është e kënaqur me vendimin për denimin e lojtarit Samir Sahiti për 4 ndeshje mos-lojë. Sepse lojtari ka reaguar në vetmbrojtje.

Për këtë rast do të pasojë ankesa”, shkruan Vëllaznimi.

samir sahiti vellaznimi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera