Sport

U dëbuan me dhunë nga Kosova, por ata sot po e mahnisin botën me talentin e tyre

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 27 November 2018

Kosova ka një të ardhme të ndritur në futboll.

Përfaqësuesja e Kosovës është duke shkuar në një rrugë të mbarë në Ligën e Kombeve, por jo vetëm.

Përfaqësuesja jonë e ka të siguruar të ardhmen në futbollin ndërkombëtar, pasi shumë talent po shkëlqejnë në akademitë e klubeve të mëdha.

-Advertisement-

Se Kosova e ka të ardhmen e ndritur, e tregojnë edhe lojtarët që luajnë në akademinë e Barcelonës, Juventusit, Atalantas, Manchester Cityt, Bayern Munichut, Bolognas, e shumë të tjera.

Labinot Kabashi është 18 vjeçari që luan në akademinë e Barcelonës, Qendrim Kameraj (19) luan te ajo e Juventusit, Lirim Kastrati (19) te Bologna, Rilind Nivokazi (18) te Atalanta, Meritan Shabani (19) te Bayern Munich, Arijanet Muriqi (20) te Manchester City, janë vetëm disa prej talentëve të Kosovës.

Vetëm emrat e këtyre talenteve, tregojnë se Kosova po shëndrrohet në një Përfaqësuese që çdo ekip ndërkombëtar do ua ketë frikën të përballet me ne, shkruan “lajmi.net”.

Kujtojmë se Kosova është aktualisht në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Maqedoninë në mars të vitit 2020, e që gjasat janë të mëdha që ne të kualifikohemi direkt në Kampioantin Evropian.

Ndërsa, në kualifikimet e garës së madhe të UEFA-së, jemi në vazon e pestë, ndërsa shorti do të hidhet më 2 dhjetor të muajit të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera