Lifestyle

U dashuruan për 10 ditë! Pas 4-muajsh, i dashuri britanik i bën të papriturën refugjates ukrainase, e reja: Më arrestoi dy… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 28 September 2022

Refugjatja ukrainase, Sofiia Karkadym, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ndarjen nga i dashuri i saj britanik, Tony Garnett. Ky i fundit së bashku me ish-partneren e tij vendosën që në shtëpinë e tyre të merrnin refugjatë nga Ukraina, që po largoheshin nga vendi i tyre që ndodhet në luftë.

Në banesën e tyre shkoi 22-vjeçarja, e cila për 10 ditë u dashurua me të zotin e shtëpisë dhe vendosën që të lidheshin dhe të gjenin një shtëpi tjetër ku të banonin.

Kështu, 30-vjeçari braktisi partneren dhe dy fëmijët e tij për refugjaten nga Ukraina. Pas shumë sakrificash që Tony ka bërë për të renë, ai ka vendosur që t’i japë fund lidhjes 4-mujore.

-Advertisement-

Madje 22-vjeçarja ka përfunduar në prangat e policisë pasi është përpjekur që të hedhë poshtë derën e shtëpisë ku rrinin me qira, duke bërtitur: “Tony të dua”.

“Jam e humbur. Unë jam zemërthyer dhe kam ende ndjenja për Tony-n. Nuk kam njeri këtu. Pa shtëpi dhe pa para. Nuk kam miq. Jam duke qëndruar në një vend të neveritshëm ku policia më ka futur në Bradford”, tha Sofiia ekskluzivisht për “MailOnline”.

22-vjeçarja ka zbuluar se ishte paralajmëruar nga policia që të mos e kontaktonte 30-vjeçarin, qoftë me telefon, mesazhe apo personalisht. Gjithashtu i ishte thënë se në i thyente këto kushte, ajo do të arrestohej sërish dhe do të akuzohej.

Ajo tashmë është arrestuar dy herë nga policia dhe është mbajtur nën dyshimin për sjellje shtrënguese dhe kontrolluese. Ndalimi i saj i fundit erdhi mbrëmë jashtë vilës së Tony me qira në Bradford.

“Kurrë nuk e kam lënduar Tony-n. Nuk e sulmova atë. Isha shumë e mërzitur për diçka në lidhje me partneren e tij, Lornën dhe fëmijët e tyre. Por ai premtoi se do të kujdeset për mua dhe do të bëjë gjithçka në rregull.

U dashuruan për 10 ditë! Pas 4-muajsh, i dashuri britanik i bën

Ne do të martoheshim, por e dija që ai nuk mund të kishte më fëmijë (ai kishte bërë një vazektomi të cilën ai tha se do ta kthente) dhe mendova se mund të kishim fëmijë pas pesë ose gjashtë vjetësh. Por tani nuk di çfarë të bëj. Me siguri do të kthehem. Por jam shumë e mërzitur. Kam ëndërruar jetën time me Tony-n. Nuk e kuptoj se si ka ndodhur kjo”, tha ajo për “MailOnline”.

Sipas saj, 30-vjeçari e ka lënë përmes një mesazhi dhe e ka hedhur në rrugë.

“Nuk i intereson se ku jam nëse jam e sigurt. Ai po tregon një fytyrë krejtësisht të ndryshme nga ajo që tregonte më parë. Tony thotë se dëshiron të ndihmojë njerëzit, por nuk i intereson partnerja i tij dhe sapo më ka hedhur jashtë dhe më arrestoi dy herë”, tha refugjatja ukrainase.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera