Fun & Video

U dashuruan në korridoret e azilit: Çifti i të moshuarve martohet live në emision

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 15 February 2018
Historia e dashurisë së Vangjelicës dhe Et’hemit, ka qenë padyshim një prej historive më të bukura që publiku shqiptar ka dëgjuar gjatë kohëve të fundit.

Dy të moshuarit kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show Magazine” ku kanë rrëfyer historinë mbresëlënëse sesi u dashuruan me njëri-tjetrin në ambientet e azilit ku jetonin. Vangjelica, 70 vjeçe, tregoi se Et’hemi i kishte propozuar asaj vetëm 3 ditë pasi ajo ishte vendosur në azil, ndërsa 83-vjeçari rrëfeu se ia kishte vënë syrin menjëherë.

-Advertisement-

“Mua më ndaluan nëpër shkallë dhe më bënë kërkesa. Unë u thoshë që të largoheshin sepse e kisha burrin. Ika duke qarë dhe kur më pa Et’hemi, vajti u zu.”-rrëfeu Vangjelica në studion e emisionit, ku dëshira e tyre e madhe, ndonëse me shumë vonesë, u bë realitet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, erdhi enkas në studio për të kurorëzuar në martesë çiftin e të moshuarve. Të emocionuar dhe tepër të gëzuar, Et’hemi dhe Evangjelica shkëmbyen unazat dhe i dhuruan njëri-tjetrit puthjen e parë si burrë e grua.

Kjo i jep fund edhe një tjetër problemi që ata kanë pasur në azil, pasi duke mos qenë të martuar, drejtoresha nuk i lejonte të flinin bashkë ndaj për një vit, dy të moshuarit kanë mundur të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit vetëm në korridoret e azilit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy