Lajme

U caktohet 30 ditë arrest shtëpiak dy të dyshuarve që kanosën gazetarin Vehbi Kajtazi

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 20 December 2021

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj B.H dhe K.R në kohëzgjatje prej 30 ditësh për secilin veç e veç.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“B.H dhe K.R – vepra penale kanosje nga neni 181 par.1 të KPRK-së, kërkesa ka qenë për paraburgim nga prokuroria, nga gjykata i është caktu arrest shtëpiak për një muaj për secilin veç e veç”, thuhet në njoftimin e saj.

-Advertisement-

Ndryshe, Policia e Kosovës më 14 dhjetor 2021, kishte identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se nëpër rrejtët sociale kanë kanosur gazetarin mashkull kosovar.

“Rr. Rexhep Luci, Prishtinë, 14.12.2021. janë identifikuar dhe arrestuar dy  të dyshuar meshkuj  kosovarë  pasi që të njëjtit dyshohet se nëpër rrjetet sociale e kanë kanosur gazetarin mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /BetimipërDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera