Sport

U arrestua pasi u kap i dehur në timon, edhe Bayerni i vë një gjobë të majme mbrojtësit

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 02 November 2022

Benjamin Pavard në një situatë të vështirë. Mbrojtësi francez ka humbur vendin e titullarit te Bayerni, madje klubi bavarez duket se nuk është i gatshëm për të nisur bisedimet për rinovimin e kontratës.

“Sky Sport” madje raportoi se performanca e tij në stërvitje është e dobët dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, 26-vjeçari francez ka shkaktuar probleme përtej futbollit.

Gazeta “Bild” zbuloi këtë të martë se Pavard është arrestuar nga policia, rreth gjashtë javë më parë, në gjendje të dehur në timonin e automjetit të tij. Atij i është pezulluar patenta, si dhe ka marrë një gjobë të majme. Edhe klubi i Bayernit e ka ndëshkuar futbollistin.

-Advertisement-

“Bild” siguron se Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayernit, ka ndërhyrë dy ditë pas incidentit, për t’i vendosur një gjobë të lartë, pesëshifrore….

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera