Lajme

U aksidentua nga deputeti shqiptar, familjarët e viktimës nuk kanë të njëjtin qëndrim si ditën e ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 15 August 2017

Familjarët e Seit Sorrës, që u aksidentua për vdekje të shtunën nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duket se nuk kanë më të njëjtin qëndrim si ditën e ngjarjes.

Pak ditë pas ngjarjes, tashmë ata e konsiderojnë vetëm si një aksident që mund t’i ndodhë kujtdo dhe shprehen se nuk kanë asgjë kundër deputetit.

Disa orë pas ngjarjes ata shpreheshin të habitur me vendimin për lirimin nga komisariati të personit që i aksidentoi për vdekje të afërmin e tyre, madje duke ngritur edhe dyshime për largimin e tij nga vendi i aksidentit.

-Advertisement-

Ndërsa dje, pasi kanë biseduar me të afërmit e Rakipit, që u kanë shkuar në shtëpi për ngushëllim, ata shpreheshin se tashmë zbardhjen e ngjarjes ia kanë lënë në dorë drejtësisë.

Djali i viktimës thotë se nuk ka qenë në vendngjarje dhe nuk është ai personi përgjegjës për të treguar se çfarë ka ndodhur.

Ai thotë se do të jetë drejtësia ajo që do të shpjegojë se si ka ndodhur aksidenti dhe për deputetin Aqif Rakipi, nuk ka asgjë kundër as ai, as familja e tij.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe vëllai i viktimës, i cili ditën e shtunë shprehej se, njerëzit e Rakipit u kishin dërguar fjalë për të shkuar për ngushëllim, por ende nuk kishte pranuar asgjë.

Duket se tashmë mendimi se nuk ishte thjesht një aksident, por masakër ajo që i kishte ndodhur 54-vjeçarit, nuk qëndron më. Për familjarët e viktimës ishte vetëm një aksident.

DEKLARATAT DITEN E NGJARJES

Dy kushërinj të viktimës, të cilët punonin bashkë me të në tregun agroushqimor, në autostradë, kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes ku ndërroi jetë 54- vjeçari, Seit Sorra.

Ndonëse nuk dhanë shumë detaje, pasi siç u shprehën ata të shtunën, po presin që të japë një version zyrtar Policia e Prokuroria, ata konfirmonin se shoferi që shkaktoi aksidentin ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Ne pamë gjithçka sepse aty ishim, po shkonim te tregu. Nuk e aksidentoi Seitin, por e masakroi me makinë. E megjithatë, as nuk e mori mundimin të ndalonte. Madje e shtoi edhe më shumë shpejtësinë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, u shprehen dëshmitarët ditën e shtunë.

“Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria, pastaj do të flasim. Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri, i cili i mori jetën një tjetri. Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im”, shprehej vëllai i viktimës. /Panorama/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera