Fun & Video

U afrua me një shkop në dorë te uji, hulumtuesi për pak sa nuk e pagoi me jetë kur para syve të tij u shfaq një peshkaqen (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 07 August 2018
Biologu Greg Skomal është mësuar t’i qëndrojë afër peshkaqenëve të bardhë, por një veprim i tillë së fundmi për pak sa nuk i kushtoi me jetë.Hulumtuesdi i nga Massachusetts i SHBA-ve, po qëndronte i varur mbi një copëz të metaltë në anije, kur befasisht një peshkaqen gjigant kërceu dhe doli mbi sipërfaqen e ujit dhe për pak sa nuk e kafshoi,

Greg ishte në një mision hulumtues me anije dhe në një moment i afrua tek uji me një shufër në dorë me të cilën joshi peshkaqenin e bardhë, por ky veprim për pak sa nuk i kushtoi me jetë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Cape Cod, ndërsa në YouTube është publikuar nga “Atlantic White Shark Conservancy”, dhe deri më tani është shikuar nga më shumë se 200 mijë persona.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera