Sport

Tyson ndërhyn në intervistën e mikut të tij në radio, për ta sfiduar sërish Joshuan (Audio)

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 03 May 2017

Tyson Fury edhe një herë e ka bërë të qartë se është i gatshëm që të përballet me Anthony Joshuan sa më shpejtë që të jetë e mundur. 

Ish-kampioni i botës është duke u stërvitur me mikun e tij, Billy Joe Saunders, në Marbella të Spanjës dhe planifikon t’i kthehet boksit.

Fury nuk ka zhvilluar asnjë meç prej se e mposhti Wladimir Klitschkon në një fitore të papritur në vitin 2015. Mirëpo, për shkak të problemeve mendore dhe abuzimit me substanca narkotike u tërhoq nga sporti për arsye shëndetësore.

-Advertisement-

Rrëzimi i Klitschkos nga Joshua (Getty)

Ndërsa pas triumfit të Joshuas para 90.000 njerëzve në Wembley, boksieri nga Mançesteri nuk humbi kohë për ta sfiduar kampionin e ri.

“Jam i sigurt se mund ta mposht Anthony Joshuan me njërën dorë të lidhur pas shpine. Nuk kam nevojë as për nxehje… Ta kemi të qartë, unë jam numri 1 në këtë kategori”, pati deklaruar Fury për Sky News duke shtuar se Joshua e mposhti një “plak” (duke iu referuar 41-vjeçarit Klitschko).

Ndërsa tani, ai e ka përforcuar deklaratën e tij duke ndërhyrë në intervistën e Billy Joe Saunders në talkSPORT.

“Mbreti është kthyer”, ka bërtitur ai në prapavijë që dëgjohet në xhirimin e mëposhtëm.

“Joshua është një njeri dhe boksier i mirë. Mendoj se ai dhe Tyson do të bënin histori. Tyson tashmë e ka thënë se nuk ka nevojë për nxehje paraprake, të shkojmë direkt dhe ta zhvillojmë duelin”, është shprehur Saunders.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera